5 Mars, 2024 - 10:45 am
Shënimi i 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së, sot ka nisur ndryshe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Këngët që me dekada kanë mbajtur gjallë shpirtin shqiptar, sot kanë jehuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Pas këngëtarit Ilir Shaqiri i cili interpretoi këngën “Sërish vjen Marsi”, edhe këngëtarja Shkurte Fejza ka kënduar në këtë seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë.
Fejza ka kënduar këngën “Mora fjalë”.
Në këtë seancën solemne prezentë janë Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e shumë personalitete të tjera. / KultPlus.com