11 Gusht, 2019 - 7:27 pm
Pas debateve dhe kritikave, memoriali në nderim të 251 viktimave të shtetit turk që ndodhet tek Liqeni artificial është përdhosur. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit të këtij memoriali.
Pas debateve dhe kritikave, memoriali në nderim të 251 viktimave të shtetit turk që ndodhet tek Liqeni artificial është përdhosur. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit të këtij memorialit në vendin tonë. Mbi të është lënë një letër ku shkruhet: Respekt për kedo që nuk jeton më, por ku monument nuk na përket neve, i përket ish pushtuesve tanë. Bërë në datë 11.08.2019 paqësisht në vend demokratik.
Ceremonia e inagurimit për këtë memorial u zhvillua pak ditë më parë larg prezencës së kamerave, por kjo nuk është mirëpritur as nga disa intelektualët në vend. Qeveria turke ka kërkuar disa herë edhe nga autoritetet shqiptare masat kundër ”investimeve Gyleniste” të realizuara në Shqipëri, por deri tani kërkesat e Erdogan janë refuzuar, pavarësisht nga marrëdhëniet shumë të mira që presidenti turk mban me kryeministrin Edi Rama. /Shqiptarja /KultPlus.com