22 Gusht, 2022 - 1:32 pm
Si sot, më 22 gusht 1971, ndërroi jetë një nga kolosët e arsimit profesional shqiptar, Gjergji Canco.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, kujton se Gjergji Canco, studenti i Liceut të Korçës, qytetit të tij të lindjes dhe profesor në shumë shkolla, do të spikaste më shumë për themelimin dhe drejtimin për shumë vite me radhë të institucionit arsimor “Politeknikumi 7 Nëntori”.
Canco është pasues i denjtë i meritave të padiskutuara të shkollës së ndërtuar nga Harry Fultz, ku Canco punoi që prej vitit 1932.
Canco do të fitonte bursë studimi nga qeveria e Zogut dhe do të vazhdonte studimet në Fakultetin e Shkencave në degën e Matematikës në Montpelier. Për punën e shkëlqyer ndër vite, ai u dekorua me titullin “Mësues i Popullit”.
Krahas fotove ku paraqitet Gjergji Canco, DPA sjell edhe një dokument, një kërkesë e tij për dekorimin e stafit të Politeknikumit, drejtuar qeverisë së kohës. /atsh /KultPlus.com