10 Maj, 2024 - 2:36 pm
Në kuadër të 57-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të shquar Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko), Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim përkujtimor për të nderuar figurën dhe punën e tij madhore në lëmin e letrave shqipe.
Në këtë takim morën pjesë të familjarë, miq, njerëz të letrave si dhe lexues të autorit Kuteli. Fjalën e rastit e mbajtën studiuesi Behar Gjoka, prof. Kastriot Gjika si dhe djali i tij, Pandeli Pasko.
QKLL shkroi në faqen e saj online se, Mitrush Kuteli dallohet jo vetëm për gjuhën dhe stilin e tij në shkrimet prozaike, por edhe si një intelektual i cili punoi fort për t’i dhënë historisë së letërsisë shqipe jo vetëm Kutelin por edhe figura të tjera si Lasgushi apo Noli./atsh/KultPlus.com