13 Tetor, 2022 - 9:39 am
Si sot më 13 tetor 1911, lindi poeti novator Millosh Gjergj Nikolla.
Migjeni, ashtu sikurse njihej gjerësisht me emrin e tij të pendës, arriti të përvijojë një tablo të tejpashme të dinamikës së jetës në Shqipërinë e viteve ‘30-të.
Vargjet e tij lëshonin kushtrimin ndaj realitetit të përfaqësuar prej pafuqisë, kryengritjes dhe shpresës tek e ardhmja.
Krijimtaria e tij në gjininë e vjershave është e ndarë në gjashtë ciklet që vijojnë: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”. Në mënyrë të veçantë, “Kangët e Mjerimit” gëzojnë tepër popullarit dhe janë shndërruar në simbol të njëhershëm të pamundësisë dhe të revoltës.
Në një diametër të kundërt, vëllimi i tij “Vargjet e lira”, hapet me vjershën e titulluar “Parathënia e parathënieve”, ku vërehen tone gëzimi për ditët e mbrame të skllavërisë shpirtërore.
Migjeni ndërroi jetë më 26 gusht 1938 në Torino, pas një beteje të gjatë me tuberkulozin. Në vitin 1956 eshtrat e tij u sollën në atdhe. Një vit më pas, iu akordua pas vdekjes titulli “Mësues i Popullit”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publiko sot dorëshkrimin e poezisë “Një natë pa gjumë”./ KultPlus.com