22 Dhjetor, 2021 - 10:06 am
Si sot më 22 dhjetor 2007, ndërroi jetë regjisorja e filmave për fëmijë Xhanfise Keko (Çipi).
U lind në Gjirokastër më 27 janar të 1928. Keko i kreu studimet në Moskë për montazh kinomatografik. Karriera e saj ndryshoi në vitet në vazhdim duke kaluar si regjisore e filmave shumë të dashur me përfshirjen e fëmijëve si aktorë kryesorë në filmat e saj.
Një mbështetje në karrierën e saj ishte edhe i shoqi, regjisori dokumentarist Endri Keko. Filmat e saj edhe pse nën darën e propagandës ishin modeli i një dritareje për të dalë nga presioni politik i kohës dhe për t’i ofruar jo vetëm fëmijëve por edhe prindërve një model mbi edukimin fëminor. Një pjesë e filmave të saj kishin orientim nga e kaluara jonë kryesisht gjatë periudhës së pushtimit nazi-fashist dhe impaktit që kjo luftë la në memorien fëminore kolektive.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot korrespondecën e Komitetit të Arteve dhe të Kulturës mbi dërgimin për studime në Moskë të Xhanfise Çipi, si dhe propozimi për dhënie titulli “Artiste e Popullit”./atsh/KultPlus.com