13 Korrik, 2023 - 11:33 am
Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar situata dhe deputetët janë përfshirë në përleshje.
Situata ka dalur nga kontrolli në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
Partitë opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e quajtur “rrenc”.
Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata. / KultPlus.com