21 Gusht, 2023 - 9:16 pm
Mbrëmë është përmbyllur edicioni i 13-të i Festivalit për Art dhe Trashëgimi Kulturore, EtnoFest në fshatin Kukaj, shkruan KultPlus.
Në natën përmbyllëse të këtij edicioni, Festivali EtnoFest ka ndarë edhe disa çmime për kategoritë ‘Regjia më e mirë’, që iu dha Blertë Neziraj, aktori më i mirë që iu dha Butrint Lumit, Aktorja më e mirë iu dha Edona Reshitajt.
Ndërsa shfaqja “Gadio” qe fituese në tri kategori: Regjia më e mirë- Blerta Neziraj, Aktorja më e mirë- Edona Reshitaj dhe shfaqja më e mirë-Jeton Neziraj.
KultPlus ju sjell listën e plotë të fituesve në kategori të ndryshme në Festivalin EtnoFest:
Regjia më e mirë
Blertë Neziraj regjisore e shfaqjes “Gadjo”: për shprehjen moderne dhe kreative në përdorimin e idiomave teatrore në trajtimin regjisorial
Aktori më i mirë:
Butrint Lumi shfaqja”Kërkohet bashkëshor i ri”
Për natyrshmërinë, ekspersivitetin në veprim, përthyerjet e karakterit nëpër situata pa sforcime dhe teprime gjestikulative gjithënjë duke e ruajtur personazhin në orgjinen e tij.
Aktorja më e mirë
Edona Rashitaj shfaqja “Gadjo”
Për amplitidat dramatike në interpretim me kërkesa maksimaliste të tipizimit të personazhit të cilat i interpreton me një diagram ritmik të jashtëzakonshëm.
Shfaqja më e mirë
“Gadjo” autor: Jeton Neziraj,
Për trajtimin modern skenik dhe temen e angazhuar.
Skenografia më e mirë:
Petrit Bakalli për skenografinë e shfaqjes “Antigonat” Teatri “Hadi Shehu”
Etno Performanca
Nik Mazrekajt
Për realizimin perfekt të asaj që Etno fest e kërkon: harmonia e modernes me tradicionalen.
Këngetari më i mirë:
Xhemajl Gllavica i cili me interpretimin e tij besnikërisht e solli në Kukaj madhështinë Homerit Shqiptar Rizah Bllacës.
Këngëtarja më e mirë :
Linda Rukaj
Për interpretim specifik të këngëve. Në timbrin e saj ishin bashkuar etnomodernia dhe jazzi.
Valltari më i mirë
Qendrim Makolli
koreodrama ” Megalomania” e Robert Nuhës
Për partiturat e realizuara me një lojë plastke ku lexoheshin përjetimet dhe karakteri i personazhit.
Valltarja më e mirë:
Altina Binaku
Koreodrama “Megalomania” e Robert Nuhës
Për lojën koregrafike me elemente të theksuara dramatike dhe tragjikomike.
Instrumentisti më i mirë
Për lojën me kavall Instrumenti Shefket Latifi i ansamblit “Dufla” Sarajë Shkup
Kostumet më të mirë Xhubleta e Malësisë së madhe.
Etnokoregrafia
Feim Leka
Për vizuelizimin e bukur të kult këngës Baresha të dives Nexhmije Pagarusha
Çmimi i karieres:
Safete Rogova aktore, për kontributin shumëvjeçar në fushën e artit dramatik të cilin jo rrallë e ngre deri në angazhim shoqëror.
Çmimi special
Grupit “Dina e Mel” nga Zara | Kroaci
Për prurjen e këngëve arbreshe në familjen e Etno Festit me një interpretim profesional deri në perfeksionim estetik/KultPlus.com