13 Korrik, 2023 - 12:03 pm
BeerFest Kosova 2023 u përmbyll të martën, nën tingujt e programit artistik të përzgjedhur me shumë shije, me një sukses të jashtëzakonshëm.
Përgjatë katër netëve të festivalit, në skenën artistike u prezantuan emrat më të mëdhenj të muzikës, nga të gjitha zhanret muzikore. Skena madhështore e vitit 2023, sistemi i zërimit, ekipa organizatore dhe vet pjesëmarrësit, ishin dëshmitarë të mbi 20 mijë vizitorëve, të cilët këtë vit, nuk u sfiduan nga rradhët e gjata në festival si rezultat i implementimit të sistemit “Cashless” respektivisht pagesave të realizuara në mënyrë elektronike me byzylyk.
BeerFest 2023 e ndihmuan brendet pjesëmarrëse Lasko, Morea, Tuborg, Carlsberg, Somersby, Golden Eagle, Relax, Natural, Alcaline, Frix, Pasta Fasta, Pizza Crust, Station, Vitaminka, 2U, PM, Artmotion, AMC Corporation, PR Solutions, Blendi shtypshkronja, Telegrafi, Glam Radio, Katrori.info, Kosovapress, KultPlus, Paper Radio, Urban FM, Kanal10.
Në katër netët e festivalit, në skenë u prezantuan:
Dafina Zeqiri, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Alban Skenderaj, Yll Limani, Dren Abazi, Nita Latifi, Shpat Deda, Diona Fona, Offchestra, David Dreshaj, Caboo, Ya Nina, Dandara, Erëza Çerkini, Secret 47 & Groove Soldiers, Zanzi Band, Adrian & Xhurim Dema, Shpend Hysa, La Baresha, Ndriçim Gazija, Nardi and Friends dhe Biggby
Organizatorët e këtij festivali falënderuan Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin e mirë dhe Policinë e Kosovës të cilët janë përkujdesur për sigurinë në bashkëpunim me kompaninë e sigurimit Besa Security, duke mundësuar që festivali të përmbyllet pa asnjë incident.
“Falënderimi kryesor shkon për më shumë se 20 mijë pjesëmarrësit e festivalit të cilët kanë treguar se dinë të argëtohen, ta madhështojnë festivalin dhe ta bëjnë Kosovën qendër të argëtimit në rajon” tha Ekrem Tahiri, bashkë-organizator i Beerfest Kosova, nga kompania EVENTURE.
Për sa i takon planifikimeve për edicionin e ardhshëm, organizatorët e komunikuan datën 5 korrik. / KultPlus.com