2 Tetor, 2023 - 11:01 am
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar mëngjesin e sotëm projektin për Tregun e Gjelbër për të cilin tashmë veç se kanë nisur procedurat, përcjell KultPlus.
“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur.
Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti”, shprehet Rama.
Tutje i pari i kryeqytetit ka njoftuar se javë më parë është pastruar e gjithë hapësira ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime. / KultPlus.com