16 Tetor, 2022 - 11:36 am
Fotografia e cila u përzgjodh në mesin e 1500 më të mirave në konkursin e fotografisë nga Organizata Botërore e Meteorogjisë (WMO) ka shkaktuar përplasje mes fotografit Liridon Bytyqi dhe medias online Motilokal, përcjell KultPlus.
Pak ditë më parë, KultPlus publikoi një artikull rreth fotografisë e cila pasqyron thatësirën e liqenit të Batllavës, duke iu referuar si autor fotografit Liridon Bytyqi, i cili ka marrë të gjithë autorësinë e kësaj fotografië.
Mirëpo, në anën tjetër, Motilokal përmes një reagimi janë shprehur se fotografia që është përzgjedhur në mesin e 1500 fotografive që aplikuan dhe duke hyrë 80 fotorafitë më të mira në kokursin e WMO është prodhim i tyre, për të cilin ata kanë angazhuar me pagesë fotografin Liridon Bytyqi.
Ata për KultPlus thanë se kjo fotografi është pjesë e një storie që ata kanë realizuar në Liqenin e Batllavës e që pasqyron thatësirën e këtij liqeni.
Po ashtu Motilokal thotë se ata me këtë fotografi kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e konkursit të fotografisë së Organizatës Botërore të Meteorologjisë dhe kjo fotografi është nën pronësinë e tyre.
Në vijim gjeni reagimin e Motilokal:
Fotografia nga Kosova në mesin e 1500 më të mirave
Në janar të vitit 2020 kemi realizuar një storie rreth thatësirës në liqenin e Batllavës, duke u pasuar edhe me disa storie tjera si liqeni i Badovcit, Përlepnicës, Ujëvarën e Mirushës dhe bjeshkët e Brodit në Dragash.
Për këtë media online Motilokal.com ka angazhuar me pagesë Liridon Bytyçin, i cili i ka përfunduar këto punë dhe të gjitha janë botuar me logon dhe përmbajtjen e Motilokal.
Këto storie janë prodhim i Motilokal.com dhe nuk lejohen të përdorën në çfarë do forme pa lejen e kësaj medie dhe as personi që i ka realizuar nuk ka të drejtë me i përdor askund pa miratimin e Motilokal.com, i cili edhe është njoftuar për këtë çështje.
Në prill të viti 2022 redaksia e Motilokal ka aplikuar në konkursin e fotografisë të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (ËMO). Dhe në tetor të këtij viti janë publikuar fotografitë që janë përzgjedhur dhe në mesin e 1500 aplikime 80 kanë hyrë në garë për finalen, ku do të përzgjedhjen 13. Në mesin e tyre është përzgjedhur fotografia e Motilokal.com që pasqyron thatësirën në liqenin e Batllavës.
Personi që po mundohet të merr merita as nuk ka aplikuar fare dhe as që ka patur njohuri derisa e kemi lajmëruar ne për konkursin. Dhe i njëjti po tregon sjellje jo korrekte, duke u munduar t’i ofendoj, nënçmoj ndaj kompanitë ku ai ka punuar më parë.
Edhe njëherë ideja, mundi dhe angazhimi për realizimi e atyre skorieve është prodhim i Motilokal.com.
Çdo kush që mendon se mundet t’i përvetësoj do të ballafaqohet para organeve të drejtësisë.
E frikshme/ Liqeni i Batllavës po shterët! (https://motilokal.com/lajmet/1258/e-frikshme-liqeni-i-batllaves-po-shteret)
Motilokal hyn në mesin e 80 fotografive më të mira në botë, mbetet në garë për top 13 nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (https://www.motilokal.com/lajmet/10544/motilokal-hyn-ne-mesin-e-80-fotografive-me-te-mira-ne-bote-mbetet-ne-gare-top-13-nga-organizata-boterore-e-meteorologjise?lang=en)
Në kanalin Youtube https://www.youtube.com/watch?v=5DG1emJLjUo
Në Facebook Motilokal https://www.facebook.com/motilokal/videos/2507726812824057/KultPlus.com