3 Janar, 2022 - 11:56 am
Personi më i vjetër në botë ka festuar ditëlindjen e saj të 119-të në Japoni, duke thënë se është e vendosur të zgjasë rekordin edhe me një vit.
Kane Tanaka, e cila ka dobësi për pijet e gazuara dhe çokollatën, shënoi momentin historik të dielën me stafin në shtëpinë e të moshuarve ku ajo jeton në Japoni.
Libri i Rekordeve Guinness njohu statusin e Tanakës në mars 2019, kur ajo ishte 116 vjeç; dhe ajo veçse po vazhdon që të shkruajë histori në këtë libër.
E lindur në vitin 1903 – viti kur vëllezërit Wright bënë fluturimin e tyre të parë me motor dhe u mbajt Tour de France i parë – Tanaka ka jetuar gjatë pesë mbretërimeve perandorake japoneze dhe ka vendosur synimet e saj në arritjen e ditëlindjes së saj të 120-të, citoi agjencia e lajmeve Kyodo anëtarët e familjes si duke thënë. /KultPlus.com