Përurimi i shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, Spiropali: Krenari e Kavajës patriote

31 Mars, 2025 - 5:35 pm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, organizuar sot në Kavajë nga bashkia e Kavajës.

“Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale Spiropali.

Në ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralleitënant Arben Kingji, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, Ambasadori i Kosovës Skënder Durmishi, Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja,Kryetari i Komunës Suharekë, Bali Muharremaj familjarë dhe të afërm të dëshmorit të kombit Indrit Cara dhe qytetarë të Kavajës.

Spiropali dhe personalitetet pjesëmarrës vendosën kurora me lule pranë shtatores së dëshmorit Indrit Cara dhe morën pjesë edhe në veprimtaritë e tjera të organizuara me këtë rast./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme