21 Janar, 2020 - 2:05 pm
Libri “Katalogu i Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës”, u promovua sot, në 51 vjetorin e themelimit të Arkivit Komunal të Prishtinës.
Në vitin 2017, një delegacion i Komunës së Prishtinës i kryesuar nga nënkryetari Muhedin Nushi, ka zhvilluar një vizitë në Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe ka arritur të tërheqë mijëra dokumente, në formë digjitale, të dokumenteve të kohës së administratës së Perandorisë Osmane, për dhe nga Komuna e Prishtinës.
Këto dokumente janë të përkthyera dhe listuara në një botim të veçantë. / KultPlus.com