16 Shkurt, 2021 - 11:07 pm
Nesër shënohet 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor është festuar me një pamje të rrallë spektakolare mbi liqenin e Badovcit.
“myprishtina” ka nxjerrë në instagam disa pamje të një gruaje ku shihet duke dhuruar një shfaqje të rrallë mbi Badovc.
Në mbishkrim thuhet se s’ka mënyrë më të mirë që të niset festa se me pak aerbobik në ajër mbi liqenin e Badovcit.
“Para se me thirrë najkush RTK-në me bo edhe ni reportazh për ni objekt t’panjofshëm tu fluturu n’qiell , po del që n’fakt veç perfomanca osht jashtëtokësore. Përndryshe, kjo goca osht bijë e jona, tu i sfidu naltësitë për me shënu përvjetorin e 13 t’pavarësisë . S’ka mënyrë ma t’mirë me nisë festën se me pak aerobik n’ajër përmi liqenin e Badovcit”, thuhet në mbishkrim./ KultPlus.com