Pesë vjet nga droni shqiptar në Beograd

14 Tetor, 2019 - 12:30 pm

Më 14 tetor të vitit 2014 ndodhi ajo që do të merrte një vëmendje të gjerë mediatike.

Në orën 21: 27 u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016.

Ndërprerja ishte paralajmëruar thuajse që para fillimit: u ndalua pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar.

Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante drejtësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte. /KultPlus.com

Të ngjajshme