Peshkatarët në Venezuelë heqin dorë nga peshkimi, gjejnë thesare të fshehura në det

14 Dhjetor, 2020 - 7:29 pm

 Rreth 2 mijë banorët e një fshati të vogël në Venezuelë, kanë lënë peshkimin dhe që prej fundit të shtatorit, kanë përveshur mëngët në kërkim të sendeve me vlerë që sjell deti.

Deri tani, banorët kanë gjetur me mijëra copëza bizhuterish në rërë, mes tyre edhe një unazë floriri, ndërsa peshkatari Yolman Lares ka gjetur një medalion floriri me portretin e Shën Marisë.

Sikur raporton “The New York Times”, disa banorë i kanë shitur sendet me vlerë, në shumën deri në 1,5 mijë dollarë. Ende askush nuk e di sesi kanë përfunduar këto sende me vlerë, në një zonë të vogël bregdetare.

Dikur, Guaca ishte zonë e rëndësishme në industrinë e përpunimit të peshkut në Venezuelë, por pas mbylljes së pjesës më të madhe të fabrikave, tani fshati është varfëruar.

Gadishulli Paria, ku ndodhet edhe plazhi, është vendi i parë në Amerikë, ku mbërriti Kristofor Kolombi, në vitin 1498./ KultPlus.com

Të ngjajshme