27 Maj, 2023 - 1:15 pm
Një pikturë e Leonardo DiCaprio nga Damien Hirst është blerë 1,2 milionë dollarë, në një ankand në Francë.
Vepra shumëngjyrëshe në kanavacë, u nënshkrua nga artisti britanik dhe aktori i ”Titanik”-ut, DiCaprio, përpara se të shitej në galanë ”amfAR” në Kanë për të mbledhur para për kërkime për SIDA-n.
Vepra u dhurua nga koleksionisti Christian Levett, i cili tha në Instagram se e kishte blerë atë në një festë të DiCaprios në Saint Tropez në 2016.
Aktori fitues i ”Oscar”-it, DiCaprio, 48 vjeç, thuhet se ishte i pranishëm në gala, së bashku me nënën e tij, Irmelin Indenbirken.
Yje të tjerë duke përfshirë aktoret e Hollivudit Rebel Wilson dhe Eva Longoria, aktorët britanikë Ed Westwick dhe Kate Beckinsale dhe modelja Heidi Klum u fotografuan në edicionin e 29-të të ankandit nga fondacioni.
Këngëtarët Bebe Rexha, Halsey, Gladys Knight dhe Adam Lambert gjithashtu ishin në mesin e interpretuesve të eventit.
Të shtunën, filmi i ri i DiCaprios “Killers Of The Flower Moon” bëri debutimin e tij në Festivalin e Filmit në Kanë.
Hirst u shfaq në skenën e artit në fund të viteve 1980 dhe është i njohur për punën e tij eklektike, e cila ka përfshirë kolazhe fluturash si dhe krijime të diskutueshme si një peshkaqen i ruajtur me dehidratim./KultPlus.com