6 Gusht, 2022 - 9:00 pm
Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.
Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë te Piramida e cila po merr formë hap pas hapi, për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.
Projekti arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan – AADF, parashikon një godinë transparente dhe plot dritë.
Programet që do të ofrohen në këtë qendër do të jenë që nga animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.
Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët.