21 Qershor, 2021 - 12:28 pm
Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.
Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.
Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”.
Garën me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër e FSK-së ushtarja Endrita Brahimi.
Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe rruga me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.
Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. / Gazeta express / KultPlus.com