Platforma Prishtina Photos dhe kolektivi Andrrat Moderne promovojnë librin e kujtimeve të valës së parë të pandemisë

25 Dhjetor, 2021 - 8:52 pm

Në një prezencën e dhjetëra autorëve, fotografëve, mediave dhe figurave priominente të jetës publike në qytet, u promovua libri PRISHTINA N’SHPI, një album dhe një tregim fotografik i qytetit që përmban material të përzgjedhur nga gara e fotografisë me të njejtin emër, organizuar nga Platforma PRISHTINA gjatë valës së parë të pandemisë, në periudhën prill – maj 2020.

Ky libër që bashkon momente të shumta që qytetarët e Prishtinës i shkrepën në izolim është material fotografik që përmbledhë intimitetin, brishtësinë, gëzimin, shqetësimin e izolimit, bashkë me disa rryma shprese në këmbim të një premtimi imagjinar, për rindërtim shpirtëror dhe shërim të plotë.

Libri është kuruar nga Rina Meta dhe Nita Deda, anëtaret e kolektivit ANDRRAT MODERNE, të cilat për botimin e librit që vjen një vit pasë garës, kanë thënë:  “me një arkiv të përmbledhur, një jetë online të mësuar mirë, shijen e lirisë mes disa valëve të pandemisë, rishikuam të gjithë materialin për ta sjellë një tregim të ri.” 

Ermal Meta, drejtues i projektit PRISHTINA.PHOTOS tha se është shumë i kënaqur që një libër kaq i veçantë ka dalë si rezultat i një gare e cila i aktivizoi qytetarët e Prishtinës të fotografojnë e të krijojnë kujtime edhe në kohët sfiduese të izolimit.

Përpos promovimit të librit, Platforma PRISHTINA lansoi edhe garën e dytë të fotografisë PRISHTINA N’FESTË që fton qytetarët të ndajnë momentet e tyre të festave të fundvitit. 

Kjo garë do të zgjasë deri më 07 janar të vitit 2022, në faqen www.prishtina.photos mirëpret qytetarët të ndajnë fotografi të festave në shtëpi, në rrugë, në kafene e restorane, punë, familje apo natyrë, kudo ku festohet në qytet dhe fshatrat përreth.

Tri vendet e para shpërblehen nga me nga 500, 300 dhe 100 EUR respektivisht. 

“Ky moment është shumë i ndryshëm nga momenti kur kërkuam fotot nga shtëpia. Festat në Prishtinë janë pjesë e rëndësishme e jetës në kryeqytet andaj jam shumë kurioz me pa se çfarë fotografi do të ndajnë me ne qytetarët e Prishtinës për garën PRISHTINA N’FESTË.”, tha Ermal Meta.

Anëtaret jurisë përzgjedhëse të fituesëve për garën e radhës janë Nita Dida – producente e filmit dhe ngjarjeve kulturore, Blerta Basholli – regjisore, dhe Rina Abazi – eksperte e komunikimit.

Gara PRISHTINA N’SHPI ishte organizuar nga Platforma Prishtina, nën drejtimin artistik nga kolektivi Andrrat Moderne dhe mundësuar nga Komuna e Prishtinës. /KultPlus.com

Të ngjajshme