“Plumba perandorit” në kinemanë e DPA, Rama ndan detaje

31 Korrik, 2024 - 2:59 pm

“Plumba Perandorit” me regji të Mevlan Shanajt, është filmi i radhës që do të shfaqet në kinemanë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Kryeministri Rama e ndau këtë lajm në rrjetet sociale, si një rikujtesë për nostalgjikët e kinemasë së vjetër shqiptare dhe për të rinjtë që s’e kanë njohur atë periudhë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në këtë vit jubilar të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ka përzgjedhur një seri filmash me tematikë Luftën e Dytë Botërore dhe rezistencën shqiptare.

Në një mesazh të drejtorit të përgjithshëm të DPA, Ardit Bido, paralajmërohet se këta filma mbartin edhe një rëndesë ideologjike. “Por rikujtimi i betejës të të rinjve dhe të rejave të 80 viteve më parë për çlirimin e atdheut, është me rëndësi për të ardhmen tonë”, u shpreh Bido./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme