5 Shtator, 2020 - 1:56 pm
Rita Ora dhe Jade Thirlwall janë bashkuar me një mori yjesh që zotohen të heqin dorë nga rrjetet sociale për fushatën e quajtur “Digital Detox Day”.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçare dhe këngëtarja e grupit Little Mix, 27 vjeçare, u zotuan të premten në Instagram se do të mbështesnin fushatën, e cila parasheh yjet e famshëm që të marrin pushim nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale të shtunën për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.
Fushata është promovuar nga ylli i kanalit YouTube, Zoe Sugg dhe Rizzle Kicks në bashkëpunim me Lush dhe organizatën IAMWHOLE për të “ndihmuar njerëzit të krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet e tyre”.
Në video ajo shtyn dorën drejt kamerës duke shtuar: “Unë jam e plotë”, shkruan Rita në postimin e saj në Instagram.
“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi tutje Rita në Instagram. / KultPlus.com