4 Tetor, 2020 - 1:26 pm
Poetja shqiptare Fatime Kalimashi, e cila jeton në Zvicër, merr titullin “Ambasadore e Paqes” nga Federata për Paqen Universale.
Lajmin e bëri të ditur vetë poetja përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të saj.
Federata për Paqen Universale u jep titullin « Ambasador i Paqes »personaliteteve shembullore që jetojnë për të tjerët dhe u përkushtohen aktiviteteve me qëllim promovimin e vlerave morale universale, një jetë të qëndrueshme familjare, bashkëpunim ndërfetar, harmoni midis Kombeve,media të përgjegjshme, ripërtëritja e Kombeve të Bashkuara dhe vendosja e një kulture paqeje.
Duke kapërcyer pengesat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqe kontribuojnë në realizimin e ëndrrës shekullore të njerëzimit:
një botë e bashkuar dhe paqësore në të cilën harmonizohen dimensionet shpirtërore dhe materiale të jetës.
Federata për Paqen Universale ka nderin të emërojë « Ambasadoren e Paqes « FATIME KALIMASHI në 3 Tetor 2020 pas pjesëmarrjes në një ditë seminari Zoom të organizuar nga CHantal Chételat Komagata SG. FPU Zvicër.
Faleminderit organizatorëve, Ambasadorëve të Paqes univesale dhe gjithë ata që që më nderuan me titull un Ambasadore e paqes univesale!
Rrespekt dhe mirenjohese!
Fatime Kalimashi. / KultPlus.com