Policia gjermane i bën lutje hajdutëve pas grabitjes më të madhe në botë

25 Nëntor, 2019 - 11:17 pm

Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliardë dollarë nga një muze, transmeton KultPlus.

Lutja ndaj hajdutëve është që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.

Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit në brendësi të një muzeu në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike e që në total shkonin në gati 1 miliardë Euro.

Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre./fmiimages/ KultPlus.com


Të ngjajshme