21 Shkurt, 2023 - 8:48 pm
Alternativa Shqiptare dënoi ashpër sulmin e ndodhur në pikën kufitare të Sukobinit, i cili u regjistrua dhe u përhap në rrjetet sociale, ku një oficer me uniformë i Departamentit të Policisë Kufitare të Malit të Zi sulmoi fizikisht dhe më pas tërhoqi me forcë shtetasin shqiptar Profersorin Petraq Milo, profesor universiteti dhe ish-këshilltar për financat publike dhe politikën monetare i Kryeministrit të Shqipërisë.
“Kjo është një tjetër në serinë e incidenteve që ndodhin në pikat kufitare, ku efektivë të uniformuar të policisë përdorin forcë fizike të panevojshme dhe të paligjshme, duke ngacmuar shtetasit e Republikës së Shqipërisë që vijnë në Mal të Zi”, theksoi alternativa shqiptare./ KultPlus.com