13 Tetor, 2021 - 5:15 pm
Policia u detyrua të sigurojë shoferët se një shenjë e re rrugore nuk do të çojë në të ashtuquajturën “Squid Game”, sepse përmban një katror, rreth dhe trekëndësh.
Policisë së Luginës së Thamesit i është dashur të mohojë se devijimi i çuditshëm i drejton njerëzit në serialin e Netflix-it.
Shoferët vunë re shenjën misterioze të verdhë në M4, Junction 5 në Slough, Berkshire, shkruan DailyMail.
Të tre format e njëjta (katrore, rreth dhe trekëndësh) përdoren si simbole nga ata që drejtojnë lojërat brutale në serialin e Netflix-it.
“Squid Game” është një nga serialet më të njohura të momentit, pavarësisht skenave të dhunshme ku konkurrentët me para të gatshme joshen të luajnë sfida “jetë a vdekje” për të fituar para.
Sidoqoftë, në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar format – katrore, trekëndëshi, rrethi dhe diamanti – zakonisht përdoren për të drejtuar për te HGSv (nomenklatura ku zhvillohem punimet).
Duke iu përgjigjur konfuzionit, Policia e Luginës së Thames shkroi në Tëitter:
“Mirëmbrëma të gjithëve. Pra, ne mund të konfirmojmë se duke ndjekur këtë sinjalistikë nga M4 Junction 5 në Slough nuk do t’ju çojë në serialin e njohur të Netflix-it, ‘Squid Game’”.
“Janë vetëm udhëzime për rrugët e devijimit gjatë punimeve në rrugë”, shkruhej në status.
Pavarësisht sqarimit, një ndjekës me emrin Louise Smee e hutuar u përgjigj: “Por çfarë na tregojnë ato forma?”.
Një tjetër – e quajtur Melissa – shtoi në mënyrë të ngjashme: “Pra, çfarë kuptimi kanë format?”.
Michael Strubel tha: “Çfarë lehtësimi”, ndërsa Jamie Hall duartrokiti policët, duke thënë: “Status i shkëlqyer”. Seriali i zhanrit dramë, prodhim i Koresë së Jugut, “Squid Game” ka pasur mbi 100 milion shikues në të gjithë botën që kur filloi të transmetohej një muaj më parë./KultPlus.com