13 Shtator, 2021 - 3:40 pm
Shqiptari Islam Alijaj vuan nga paraliza cerebrale, por ky fakt nuk e ka penguar të ketë një jetë aktive dhe me synime të qarta. Politikani 35-vjeçar shqiptar dëshiron që dy fëmijët e tij të rriten në një shoqëri, në të cilën babai i tyre nuk perceptohet më si inferior, por “Përfshirja është ende shumë larg”, thotë ai.
Së fundmi Islami është nominuar për çmimin e rëndësishëm në Zvicër “Prix Courage 2021”, nomiminim i cili vjen shoqërohet me moton “dëshiron të fuqizojë njerëzit me aftësi të kufizuara”, transmeton KultPlus.
1.7 milion persona në Zvicër jetojnë me një lloj paaftësie, 500 000 prej tyre janë me dëmtim të rëndë. Por vetëm një nga 246 anëtarët e parlamentit është me aftësi të kufizuara. “Këtu diçka nuk është në rregull”, thotë shqiptari me rrënjë nga Kosova, shkruan revista prestigjioze zvicerane “Beobachter”.
Në vitin 2019 ai kandidoi për Këshillin Kombëtar, por dështoi për shumë pak vota. Vitin tjetër ai dëshiron të bashkohet me këshillin bashkiak të Cyrihut. “Unë i kombinoj të gjitha karakteristikat që një politikan i suksesshëm nuk duhet të ketë: aftësi të kufizuara fizike dhe verbale, sfondin e migrimit, plus emrin `Islam`. Një `no go`”, thotë ai duke qeshur. Por këto janë pikërisht pikat e forta të tij.
Islam Alijaj ka themeluar disa organizata, për shembull Behindertenpolitik.ch dhe Tatkraft.org. Ato sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të vërehen në politikë dhe shoqëri dhe mund të kenë fjalën e tyre./shtegu/ KultPlus.com