15 Shkurt, 2024 - 10:00 am
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “15-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Japoni-Kosovë”.
Në njoftim thuhet se përmes kësaj pulle postare nderojmë Japoninë, e cila është njëra ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës!
“Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në shkurt të vitit 2009, Republika e Kosovës në korrik të vitit 2010 hapi ambasadën në Tokio, e cila njëkohësisht ishte ambasada e parë e Kosovës në Azi. Me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë, respektivisht të ministres, Artane Rizvanolli, si dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë, Komisioni i Pullës Postare në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, ka finalizuar përmbajtjen e motivit të pullës postare”, thuhet në komunikatë.
Posta e Kosovës vazhdon t’i promovojë të gjitha ngjarjet që shënojnë zhvillimin e vendit tonë, duke falënderuar dhe nderuar të gjitha vendet mike për përkrahjen e vazhdueshme./ KultPlus.com