Posta e Kosovës me pullë postare për Nënë Terezën: Imazhi i saj shndritë i përjetësuar

5 Shtator, 2023 - 9:04 pm

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare në nderë të Nobelistes së Paqes, humanistes shqiptare, Shën Nënë Terezën, në 26 vjetorin e vdekjes dhe në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj, e cila ishte shembull i jashtëzakonshëm i përkujdesjes dhe dashurisë pa kushte ndaj njerëzve të vuajtur nëpër botë, shkruan KultPlus.

Emri i Nënë Terezës i bënë nder shumë institucioneve, shesheve e rrugëve të ndryshme nëpër botë, ndërsa imazhi i saj shndritë i përjetësuar edhe në pulla postare të dedikuar nga Posta e Kosovës, Posta Shqiptare, Posta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Posta e SHBA-së.

Posta e Kosovës është krenare që me pullën postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” të Filatelisë së saj, është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, e tematikës religjioze, nga organizata International Philatelic Prize”Saint Gabriel” në Verona të Italisë në vitin 2017. /KultPlus.com

Të ngjajshme