Posta e Maqedonisë së Veriut me pullë postare dedikuar Arbër Xhaferit

14 Gusht, 2023 - 9:29 am

Posta e Maqedonisë së Veriut nesër do të lansoj pullën postare dedikuar Arbër Xhaferit, me rastin e 11 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, përcjell KultPlus.

Ngjarja promovuese mbahet nën patronazhin e Postës së Maqedonisë së Veriut, të martën, më 15 gusht 2023, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Arbën Xhaferi ishte një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai lindi në qytetin e Tetovës, atëherë pjesë e Jugosllavisë dhe vdiq më 15 gusht 2012 në Spitalin e Shkupit pas një hemorragjie cerebrale. Arbën Xhaferi ishte kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe ishte një avokat i të drejtave për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet më së shumti për thirrjen për ndryshim në Preambulën e Kushtetutës. Ai botoi dy vepra që fokusohen te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “PDSH-ja jo në letër” dhe “Sfidat e demokracisë në shtetet multietnike”, duke përsëritur bindjet e PDSH-së.

Arbën Xhaferi, është veçuar gjithmonë nga politikanët e tjerë për vizionin dhe mençurinë e tij të spikatur, duke u konsideruar si një intelektual i madh. / KultPlus.com

Të ngjajshme