11 Shtator, 2019 - 6:28 pm
“Shanti” do të thotë paqe. Shanti Yoga Fest Kosova është një festival i paqes së brendshme dhe të jashtme. Qëllimi i Festivalit është të krijohet një platformë që të gjithë të praktikojnë dhe përjetojnë stile të ndryshme të yogës, meditimit dhe praktikave të tjera dhe të lidhen me njëri-tjetrin në harmoni.
Skena e yogës në Kosovë është e re dhe vazhdimisht në rritje. Për tre vjet rresht, njerëzit e jogës nga Kosova dhe instruktorët ndërkombëtarë të jogës bëhen bashkë në Shanti Yoga Fest.
Me natyrën dhe frymën e tre edicioneve të fundit, Shanti Yoga Fest Edicion 4, do të zhvillohet nga 12-15 Shtator 2019 (nga dita e Enjte deri të Dielën), në Liqenin e Batllavës, me një pamje e bukur rreth 40 minuta larg në veri të Prishtinës.
Edhe ky edicion ka një program të pasur me aktivitete, që varion nga klasa dhe stile të ndryshme të jogës, meditimit, seminare dhe punëtori speciale, ligjëratat dhe raundet e diskutimit rreth yogës, meditimit, shëndetit dhe paqes, deri te muzika e gjallë, aktivitetet artistike dhe Programit për fëmijë. Informatat më të detajuara rreth Programit të Festivalit dhe mësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në këtë edicion, mund t’i gjeni në rrjetet sociale të Shanti Yoga Fest (Facebook dhe Instagram: @shantiyogafestkosovo).
Duke shkëmbyer ekspertizën e tyre, një shumëllojshmëri e instruktorëve, mësuesve dhe udhëzuesve të jogës dhe meditimit, do ta bëjnë këtë festival një përvojë fuqizuese që nuk dëshiron t’a humbisni.
Klasat, punëtoritë dhe ligjëratat e ofruara përfshijnë praktika për trupin, mendjen dhe shpirtin. Nëse dëshironi të provoni jogën për herë të parë, ose jeni praktikues për një kohë të gjatë, nëse doni të fitoni njohuri më të thellë dhe të shikoni së brendshmi ose nëse thjesht doni të argëtoheni me njerëz të një mendje nga e gjithë bota, Shanti Yoga Fest Kosova është festivali për ju! Ajo ofron një hapësirë të sigurt për të gjithë që të bëjnë përvojë dhe të ndajnë jogën dhe praktikat tjera!
Gjatë Festivalit do të ketë ushqim vegjetarian dhe vegan, pije të shëndetshme, fruta dhe snacks.
Për të gjithë ata që duan të kalojnë vikendin ne festival, do të ketë mundësi akomodimi por që duhet të rezervohet paraprakisht, pasi kapaciteti është i kufizuar.
Pjesëmarrësit përveq makinave të tyre, e kanë mundësinë të udhëtojnë me autobus lokal që niset nga Prishtina (stacioni tek Xhamia e Llapit) për në vendin e ngjarjes (në Orllan – Batllavë). Orari i nisjeve dhe kthimit është publikuar në rrjetet sociale të Festivalit.
Shanti Yoga Fest Kosova është dhe ka qenë gjithmonë një iniciativë jofitimprurëse e një ekipi të angazhuar profesionistësh, vullnetarë dhe mësues të yogës, të cilët janë të shtyrë nga pasioni i tyre për t’u lidhur, shkëmbyer njohuri dhe promovuar harmoninë!
Si një ngjarje jofitimprurëse Shanti Yoga Fest Kosova jeton nga bashkëpunimi i ngushtë i komunitetit lokal të jogës, mësuesve dhe praktikuesve ndërkombëtarë të yogas, institucioneve vendore, organizatave ndërkombëtare, fermerëve vendorë, prodhuesve dhe kompanive të ndryshme. Dëshira për të krijuar diçka të re, për të promovuar paqen dhe përhapjen e jogës në Kosovë është ajo që na ngjit së bashku! Ekipi i organizatës është plotësisht i përkushtuar për t’ju mundësuar të provoni fuqinë e jogës për të gjetur një ekuilibër brenda dhe të bëni ndryshime shoqërore në një mënyrë të këndshme!