Prej sot, Adrian Berisha emërohet drejtor i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës

3 Mars, 2021 - 9:00 pm

Adrian Berisha është emëruar drejtor i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, post ky që deri më tani ka qenë nën udhëheqjen e regjisores së suksesshme, Blerta Basholli, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berishë në një postim në Facebook ku dhe ka deklaruar se është njëra ndër përgjegjësitë më të rëndësishme në jetën e tij.

“Kam kenaqesine qe te ju informoje se qe nga sot, do te barte pergjegjesine me te rendesishme ne jeten time publike, ate te Drejtorit per Kulture ne Komunen e Prishtines, qytetit tim te dashtun. Mbeshtetjen dhe besimin e Kryetarit Shpend A. Ahmeti, te cilin e falenderoj shume, do ta marr si obligim per ti sherby qytetit tone mbare e me pergjegjesi te plote”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje Adrian Berisha ka shtuar se njëri ndër projektet e tij primare do të jetë edhe ndërlidhja e kulturës me arsimin përmes klubeve e programeve të artit në shkollat e Prishtinës.

Sipas tij, përgjatë mandatit të tij si drejtor ai do të punoj edhe në projektet që kanë qenë të planifikuara deri më sot nga drejtoria e kulturës./ KultPlus.com

Te dashtun,

Të ngjajshme