2 Tetor, 2023 - 11:23 am
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se prej sot, biletat e autobusit me Trafikun Urban mund të blihen përmes SMS, përcjell KultPlus.
Sipas Sahatçiut ky është një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët.
“E RE! Prej sot, bileta e autobusit me Trafiku Urban mund të blihet përmes SMS!
Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arrit një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!”, shkruan Donjeta.
Kjo mënyrë po konsiderohet e lehtë dhe e shpejtë.
Qytetarët e kryeqytetit mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.
Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim
Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore
Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport
Krejt për fund është njoftuar se së shpejti do të fillohet me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera. / KultPlus.com