Presidenti Begaj: Zef Deda, njeriu që solli gëzim te shqiptarët në momentet e vështira

24 Nëntor, 2023 - 4:00 pm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta, të Mjeshtrit të Madh të humorit, Zef Deda.

Presidenti, në një postim në Facebook, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.

“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran. Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!”, ka shkruar Begaj./ KultPlus.com

Të ngjajshme