Presidenti Macron arrin në Tiranë, i dorëzon shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit” (LIVE)

16 Tetor, 2023 - 8:44 pm

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mbërritur mbrëmjen e sotme (16 tetor) në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se Macron ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas ka njoftuar se Presidenti Emmanuel Macron i Francës, lartësoi Ismail Kadarenë, dhe i dorëzon shkrimtarit tonë të shquar Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

“Pallati i Brigadave – Presidenti Emmanuel Macron i Francës, vendit që aq shumë e deshi, aq shumë e frymëzoi dhe lartësoi Ismail Kadarenë, i dorëzon shkrimtarit tonë të shquar Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Ndërkohë është zbardhur agjenda e takimit të ditës së nesërme (17 tetor) ku Macron se do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Agjenda e plotë:

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme