2 Korrik, 2024 - 1:35 pm
Pallati Elysee në Paris, në emër të presidentit të Francës Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Ismail Kadare.
Në reagim thuhet se këtë të hënë ka vdekur një shkrimtar që mishëronte me jetën, veprën dhe personalitetin e tij.
“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar që mishëronte, me jetën e tij, me veprën e tij dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin e mikpritjes të Francës. Shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare na la. Ai ishte prej atyre që shkrimin e shihte si betejë; prej atyre për të cilët çdo fjalë dilte nga heshtja, prej të cilëve çdo rradhë rrezikonte të shprishte procesverbalin e tyre, prej të cilëve që çdo roma kërcënonte të ishte epitafi i karrierës së tyre”, thuhet në reagim.
“Zbulimi i letërsisë, hapi për adoleshentin një botë të re. Duke lexuar Servantesin, Homerin dhe Gogolin, ai krijoi bastionin e vet të rezistencës intelektuale”, thuhet tutje.
Pas “Pallatit të ëndrrave” në 1981 zëre se u shpall “armik i popullit”. I ndaluar për botim dhe vendosi të kërkonte azil politik.
Pallati Elysee ka shkruar tutje se atëherë ai ju kthye vendit që kishte përkthyer i pari librat e tij, i pari vend i pasionuar pas veprës së tij në të gjitha frontet. Me redaktorin e tij, Claude Durand, botues i Fayard, ai planifikoi një arratisje të madhe drejt Francës në 1990, pas rënies së murit të diktaturës. Arratia e tij nxiti protestat e para studentore prej dyzet vitesh.”- shkruhet ndër të tjera në komunikatën e Elizesë.
Kujtojmë se vetëm para ca kohësh Macron dekoroi në Tiranë Kadare me “Oficer i lartë i Legjionit të nderit./KultPlus.com