Presidenti Zelensky publikon listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus

2 Mars, 2022 - 6:55 pm

Presidenti ukrainas Zelensky ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus.

141 shtete kanë votuar pro rezolutës. 5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.

Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.

Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës.

Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme