3 Nëntor, 2021 - 3:13 pm
Në njëzetvjetorin e vrasjes, Presidentja Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”, Bekim Kastratin e Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.
“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend.
Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur Presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit.
Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan Presidenten Osmani për kujdesin e treguar ndaj figurave, të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës./ KultPlus.com