6 Gusht, 2019 - 10:10 am
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka lëshuar një deklaratë bombastike e cila ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi.
Kitarovic duke folur për luftën që ka pasur Kroacia me Serbinë, ka thënë se asaj i vjen keq që nuk ka qëlluar serbë.
E përditshmja serbe Informer në ballinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake.
“Žao mi je što nisam pucala na Srbe”, titulli i kësaj gazete, e që në shqip i bie; “Më vjen keq që nuk i kam qëlluar serbët”.
Kitarovic madje thotë që është ndier e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk iu bashkua luftës ndaj serbëve gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.
Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë gjërave që karakterizojnë atë si presidente femër. / KultPlus.com