Presidentja Osmani dekreton hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë

12 Janar, 2024 - 5:05 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, përcjell KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në thellimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë të presidentes Osmani:

Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë./KultPlus.com

Të ngjajshme