Presidentja Osmani: Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë

28 Korrik, 2024 - 7:56 pm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është pafundësisht krenare me xhudisten Distria Krasniqi e cila i ka siguruar shtetit të Kosovës medaljen e argjendttë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Presidentja e vendit përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta, për të cilën gjë do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

“Stoike e luftarake!

Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. 🇽🇰

Faleminderit Distria, faleminderit Toni!”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com

Të ngjajshme