Presidentja Osmani: Gjuha shqipe është e lidhur me ekzistencën kombëtare shqiptare

22 Nëntor, 2021 - 11:08 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare shqiptare.

Në 113-vjetorin e Kongresit të Alfabetit, Osmani tha se duhet kujtuar me respekt veprën e 50 delegatëve nga 26 qytete të ndryshme që në Manastir u bënë bashkë rreth vlerës identitare të gjuhës shqipe.

Pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit.

“Sot me krenari shënojmë 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit ose Kongresit të Alfabetit. Gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare tonën, ndaj sot e kujtojmë me respekt veprën e 50 delegatëve nga 26 qytete të ndryshme, shoqata e klube, të cilët më 1908 në Manastir u bënë bashkë rreth vlerës sonë identitare- gjuhës shqipe”, shkroi ndër tjerash ajo.

Tutje, ajo bëri thirrje që të ruhet gjuha shqipe duke cituar edhe poetin shqiptar, Mit’hat Frashëri i cili kishte thënë se “themelin e diturisë dhe të atdhedashurisë e përbën gjuha shqipe”./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/photo?fbid=441639237320621&set=a.274428680708345

Të ngjajshme