Presidentja Osmani: Ismet Rrahmani e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri

27 Gusht, 2021 - 5:38 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot rënien e heroit të kombit, Ismet Rrahmani duke vizituar familjen e tij në Açarevë të Skënderajt, për ta kujtuar bashkë me familjen dhe miqtë e tij veprën heroike të tij për atdheun dhe kombin, përcjellë KultPlus.

KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

Sot, në përvjetorin e rënies së heroit të kombit, Ismet Rrahmani, vizitova familjen e tij në Açarevë të Skënderajt, për ta kujtuar bashkë me familjen dhe miqtë e tij veprën heroike të tij për atdheun dhe kombin.
Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri. Si mësues ai edukoi shumë breza, por u transformua në luftëtar të lirisë, duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit. Këtyre idealeve ua kushtoi tërë jetën, deri në ditën që e përmbylli angazhimin e tij jetësor në shërbim të vendit, duke rënë në altarin e lirisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme