10 Tetor, 2023 - 2:53 pm
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci, e cila ka realizuar takim me presidentin kroat Milanovic, shkruan KultPlus.
Pas takimit me të parin e shtetit kroat, presidentja Osmani është shprehur të jetë falënderuese për mbështetjen e shtetit kroat që ka për Kosovën, duke përfshirë edhe mbështetjen e fundit të Kosovës, përgjatë ballafaqimit me pasojat e agresionit të Serbisë.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e presidentes.
Kosova dhe Kroacia e kuptojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën pa kushte.
Jemi me fat që kemi një aleat të tillë në krah, që na qëndron pranë në kohë të mira e në kohë të vështira. Kjo përkrahje po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë.
President Milanović, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës! ./ KultPlus.com