Presidentja Osmani kujton Latif Berishën dhe Agim Hajrizin

24 Mars, 2025 - 1:25 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, ka kujtuar sot humanistët Latif Berishën dhe Agim Hajrizin.

“Më 24 mars 1999, Kosova humbi dy humanistë të shquar: Latif Berishën dhe Agim Hajrizin. Njëri shkrimtar e intelektual, tjetri veprimtar sindikal, të dy atdhetarë të përkushtuar ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, nga presidenca janë shprehur se në të njëjtën ditë, Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e Agimit, u vranë nga regjimi gjenocidal serb. Por, vepra dhe sakrifica e tyre mbeten të pavdekshme dhe referencë për brezat.

“Kosova kujton dhe nderon veprën dhe sakrificën e tyre, sot e gjithnjë! Qoftë i përhershëm kujtimi për Latif Berishën, Agim Hajrizin dhe të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Të ngjajshme