25 Mars, 2025 - 11:28 am
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit
“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së”, ka shkruar Osmani.
Tutje, në njoftim është shprehur se ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri.
“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, thuhet në njoftim./KultPlus.com