Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes

11 Janar, 2025 - 11:00 am

Presidentja Vjosa Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe njeriu që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja.

Kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë, ndaj e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!/ KultPlus.com

Të ngjajshme