23 Prill, 2022 - 10:31 pm
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.
Për këtë ditë ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se librat na çojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë dhe na prekin në mënyra të paimagjinueshme.
“Çdo libër është një përvojë më vete dhe na hap për një të re. Librat na çojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë dhe na prekin në mënyra të paimagjinueshme. Gëzuar Ditën Botërore të Librit!”, ka shkruar Osmani në “Twitter”. /KultPlus.com