Presidentja Osmani ndan titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit

18 Prill, 2025 - 4:53 pm

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit, përcjell KultPlus.

Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e Presidentes Osmani:

Sot, me krenarinë më të madhe, i ndava Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit.

Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS! /KultPlus.com

Të ngjajshme